KreuStil Jetese

Vdes Billy Paul: 3 këngë legjendare për ta kujtuar!

Këngëtari legjendar i muzikës soul, Billy Paul u nda nga jeta dje më 24 prill, në moshën 81 vjeçare, për shkak të një kanceri në pankreas. Një këngëtar me një zë të jashtëzakonshëm, ai kishte pushtuar botën e muzikës duke regjistruara këngë të paharueshme. Më poshte do të gjeni një përmbledhje të shkurtër të këtij tenori të “rythm & blues” nëpërmjet tre prej këngëve të tij më të famshme.

Me and Mrs. Jones

Një legjendë e vërtetë, “Me and Mrs Jones” tregon historinë e një aventure jashtëmartesore. Falë kësaj kënge, Billy Paul fitoi një Grammy Award në vitin 1972 duke u lançuar në rangun e artistit me sukses ndërkombëtar. Një klip unik, një pjesë e paharueshme, një koncert i pastër me ritëm soul.

Video: https://www.youtube.com/watch?v=mWOTdt9Bovk

Your Song

“Your Song” është ripërtërirë në qindra versione, por ai i Billy Paul është ai që ka lënë më shumë mbresa. Shkruar dhe interpretuar në origjinë nga Elton John, kjo këngë është një nga më të njohurat të Billy Paul. Versioni i tij me tinguj të lumtur dhe të lehtë nuk lë askënd indiferent.

Video: https://www.youtube.com/watch?v=22jMZdBUzDI

Am I Black Enough For You

Vetëm një si Billy Paul mund të guxonte një satirë politike në atë kohë. Me këngën “Am I Black Enough For You”, Billy Paul thekson krenarinë e tij të të qenurit i zi. Një këngë emancipuese shumë përparimtare për kohën që joshi publikun e gjerë vetëm disa vite pas publikimit.

Video: https://www.youtube.com/watch?v=eX6k5tRzDuU

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF