Sot do të luhet në Francë ndeshja Shqipëri-Zvicër. Përpos emocioneve të ndjeshjeve duke qenë se kjo është hera e parë që vendi ynë është në kampionatin europian, edhe për dy vëllezërit shqiptar Taulant dhe Granit Xhaka kjo është hera e parë që do të luajnë përballë njëri-tjetrit, në dy skuadra kundërshtare.
Duke marrë parasysh rëndësinë dhe domethënien e këtij momenti, Graniti, i cili luan me Zvicrën i ka dedikuar një letër prekëse vëllait të madh, Taulantit, i cili luan me Shqipërinë.
“Vëlla, unë dhe ti gjithmonë kemi qenë të bashkuar, pavarësisht situatës. Nesër do të jetë hera e parë që ne do të ballafaqohemi në fushë si kundërshtarë dhe shpresoj e besoj se do të jetë hera e parë dhe e fundit. Ne do t’i tregojmë botës se përkundër që 90 minuta do të jemi kundërshtarë, prapëseprapë do vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar ashtu siç vetëm vëllezërit mund të bëjnë. Një ndeshje kurrë nuk do të ndërhyjë tek ne, as si vëllezër dhe as si miq. Të uroj shumë shëndet dhe fat në ndeshjen e nesërme. Ti je dhe do të jesh gjithmonë shembull për mua”, ka shkruar Graniti në facebook.


Mohamed Ali: Ndahet nga jeta më i miri!



George Clooney: 55 vite seks simbol!


Hamilton Khaki Field: Out of Crtica


10 “seriozët” e Met Gala 2016

Audi TT RS : Një model me 400 kuaj fuqi




Më mbaj për dore Le Gramme


Çlirohuni me masazh

Robert Aliaj kundër sistemit
