KreuFashion

6 fantazitë e (pa)njohura të grave

Nga ngjyrat e forta tek ato prej pambuku, me pika, gjysmë të grisura, prej dantelle ose me vijën klasike nga pas: janë të pafundme modelet e çorapeve e getave që sugjerohen bashkë me tendencat e veshjeve për çdo sezon. Janë mikeshat më të ngushta të grave, ato që i bëjnë të duken më seksi se kurrë duke nxjerrë në pah pjesën me delikate dhe elegante: këmbët. Ja disa sugjerime që ja vlen t’i keni parasysh.

 

Dantella

Kanë pamje sensuale teksa sheh vizatimet klasike të dantellës mbi lëkurë. Çorape të përshtatshme jo veç për veshje vajzërore, por edhe për pamje chic mbi 40 vjeçe.

 

Rrjetë

Dedikuar atyre që duan të eksperimentojnë me stilin kryesisht rock dhe punk, ideale për t’u kombinuar me veshje prej lëkure, por edhe minifunde me ngjyra. Provojeni!

 

Të ngjyrosura

Provoni një nga tendencat më të mëdha të sezonit. Mos kini frikë të zgjidhni një palë geta kaq provokuese këtë sezon, pasi janë një sfidë përpos stilit të zakontë.

 

Pambuk

Kanë stil komod, dizajnuar me motive trikoje dhe ideale për këmbët gjatë dimrit. Edhe pse nuk kanë shkëlqimin e atyre tradicionale, janë të rehatshme e të ngrohta.

 

Me pika

Trendi që nuk ka munguar janë pikat: përshtaten me stilin e punës dhe të diskotekës, kjo pasi gama e tyre e pafundme varion nga fosforeshentet deri tek më solidet.

 

Opake

Secila ka të paktën një palë në dollap: janë ato klasiket e zeza, tejet elegante, aq sa gjithnjë gjeni një mënyrë për t’i veshur me çdo veshje që keni në dollap.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF