KreuFashion

Keni lëkurë të yndyrshme? Ja fondotinta që bën për ju!

Të gjitha produktet kozmetike, sidomos ato që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me fytyrën duhet t’i zgjedhim sipas llojit specifik të lëkurës që kemi.  Në këtë mënyrë ato do të kryejnë edhe funksionin më mirë.

Të kesh një lëkurë të yndyrshme, sidomos në pjesën e quajtur zona T mund të jetë problematike. Në këto temperatura, fytyra mund t’ju shkëlqejë pak më tepër seç duhet dhe t’ju shpërhapë fondotintën. Për ju që keni këtë tip lëkure ju rekomandojmë fondotintat matt dhe oil-free, qëndrojnë për orë të tëra dhe duken krejtësisht natyrale, pa ju lënë në fytyrë kurrsesi atë shkëlqimin e bezdisshëm.

Në galeri ju sjellim produktet më të mira për lëkurat e yndyrshme!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF