Keni probleme me estetikën e duarve? Përveҫ lëkurës delikate në këtë zonë të trupit, një tjetër element i rëndësishëm për të cilin duhet përkujdesje totale janë thonjtë. Ҫdo ditë e më shumë, rregullat mbi bukurinë po përforcohen, duke dhënë kështu mundësi për rregullimin e përmirësimin e ҫdo faktori që lidhet me pamjen e jashtme. Jo më kot, shumica e vajza i drejtohen qendrës estetike, për një dukje sa më të rregullt.
Nga ana tjetër, jo të gjithë mund të përballojnë të tilla shpenzime. Alternativa? Ju mund të bëheni fare mirë estetistja e vetes. Le ta pranojmë: zgjidhja për thonjtë e mbushur me xhel i përket më tepër shmangies së kohës së shpenzuar, duke bërë kështu që ‘të shpëtojmë’ nga kujdesi për duart për gati tre javë. Por, rrisqet për dëmtimin e shtresës natyrale apo lëkurës nga rrezet e aparaturës për tharje, mbeten gjithmonë të pashmangshme. Nga ana tjetër, asgjë nuk ngjan më bukur se origjinalja. Kështu, disa vajza thjesht janë fanatike të rregullimit vetë të thonjve, duke bërë një punë të mahnitshme me estetikën e duarve të tyre. Siҫ e dimë, stili më klasik është ai i thoit të gjatë e të lyer me të kuqe të ndezur, ose një ngjyrë të përafërt. A e dini që disa nga personazhet e famshëm kanë bërë bujë vetëm nga stilimi i thonjve? Epo, nëse kërkoni një aktivitet të shkurtër gjatë kësaj ditë, klikoni në galeri e inspirohuni për super-modelet, duke filluar ga Marlene Dietrich, deri tek Rihanna e ditëve të sotme.



















