Ishte padyshim një nga serialet më të ndjekur, që në ditën e parë që u shfaq në televizione. Katër femra ikonike, tipike njujorkeze, në endje mes të përditshmes, artit, modës, dashurisë e…seksit! Mikesha të ngushta, sa të ngjashme, aq edhe të ndryshme nga njëra-tjetra. Ҫdo ditë e tyre ishte një dramë e re, pasi problemet e njërës, u përҫonin në mënyrë të padiskutueshme tëk tre të tjerat. Së bashku me filmat artistik të realizuar në po të njejtin kontekst, ‘Sex and The City’ mbetet një ndër serialet më të ndjekur e të dashur për femrat.
Më tepër se sa thjesht personazhe, vajzat protagoniste ishin përcjellëse të stilit e modës më të fundit. Personazhi i performuar nga Sarah Jessica Parker, ishte një nga inspirimet më të mëdha për veshjet, sidomos për këpucët. Një tjetër karakter që spikati në ҫdo drejtim të mundshëm ishte dhe Samanta, më moskokëҫarësja, më aktivja seksualisht, më e paqendrueshmja, e siҫ mund të imagjinohet, e para organizatore e ҫdo eventi apo feste të mundshme. Ndryshe nga shoqet e saj, format e saj trupore ishin edhe më të lakmueshme nga meshkujt, e kjo jo vetëm falë geneve, por vinte edhe si meritë e mënyrës se si Samanta ekspozonte trupit. Seksi, por jo vulgare. Klas, por jo klasike. Ishin këto dy arsye pse shumë vajza gjenin veten tek Sem, duke e kthyer atë në burim frymëzimi mbi veshjet e përditshmërisë apo eventeve. Në galeri do të gjeni 20 paraqitjet më të mira të Samantës, të cilat e bënë këtë personazh të shkëlqente për sezone me rradhë.



















