Topa të vegjël shumëngjyrësh në mjekër janë magjepsës. Provo të thuash jo
Na falni babagjysh, na falni shumë, sepse tani, kur të vijë koha e ndezjes së dritave të Krishtlindjes dhe të zemrave tona, ne nuk do të mendojmë më për ju dhe për hundën tuaj të kuqe.
Ne do të kemi përballë vetëm një foto: atë të mjekrave të burrave të zbukuruar me topa që përdoren për pemën. Sepse, po, është koha që ju të dini se çfarë po të rezervojnë festat. Së fundi janë në shitje dekorime për ta bërë të bukur burrin tuaj, mikun juaj që nuk e rruan mjekrën e tij për disa kohë.
Në fillim u duk vetëm një shaka, por tani topat kanë kaluar barrierat e paragjykimeve dhe erdhën tek ASOS (dmth në një platformë tregtare më të njohur), ju mund të ndjeheni të sigurt se ky zakon mund të bëhet një traditë e domosdoshme. ASOS, megjithatë, nuk është e vetmja që I ka vendosur ato mes artikujve për t’u shitur. Beardaments është një markë dedikuar vetëm topave të Krishtlindjeve për mjekra dhe i shet në set me ngjyra, në të cilën çdo element është i pajisur me një kapëse, e cila përforcon qimet e trasha.
Siç na tregon faqja e tyre zyrtare, dekorimet janë ideale për çdo lloj burri, druvarë, peshkatarë, binjakë të Abraham Lincoln, zotërinj me mjekër, kafshë shtëpiake. Gjëja e rëndësishme është të jesh krenar për mjekrën e tij, ose flokët e gjoksit të tij. Shih çfarë mrekullie!









Makinat më të shpejta në botë



Çuna seksi për Halloween

Noizy çel biznes të ri, zbulon detajet






Makinat, të voglat e qytetit
