Jo vetëm që i kujtojmë, por i këndojmë ende me shumë dashuri hitet e saj. “Shi bie në Tiranë”, apo “Rrugë”, të sjella me mjeshtëri nga këngëtarja Fitnete Tuda, janë ndër të pakta këngë që nuk mund të harrohen, këngë të cilat e bënë atë mjaft të dashur për publikun shqiptarë.
E ftuar në televizionin “Klan” në “Pasdite me Rudinën”, Fitnete Tuda ka folur me shumë nostalgji për këngën “Shi bie në Tiranë”, ndërsa shprehet mjaft e lumtur që ajo vijon të jetë ende një këngë e dashur. Tashmë nënë e dy fëmijëve të mrekullueshëm, Dua 11-vjeçe dhe Doni 9-vjeç, të cilët kanë trashëguar talentin e nënës së tyre, ajo është tërhequr prej kohësh nga muzika për t’ju përkushtuar familjes së saj.
Por ja tek vjen edhe lajmi i mirë. Fitneten do ta shohim sërisht duke kënduar, ndërsa premton të sjellë një këngë shumë të veçantë së shpejti. “Do të rikthehem me një këngë, po punoj një projekt të ri, një këngë që do ta këndoj unë. Do të jetë si një videoklip. Është një këngë shumë e veçantë. Unë jam në procesin e krijimit. Kam shumë emocione brenbda vetes, shpresoj ti përcjell edhe te publiku”, tha Tuda. Epo po kaq të emocionuar jemi edhe ne,
Më tej Tuda rrëfeu shkurtimisht historinë e saj të dashurisë me Visarin, ndërkohë që shtoi se diferenca në moshë mes tyre nuk përbën asnjë problem në marrëdhënien e tyre. “Mosha nuk e bën njeriun më të pjekur, ajo varet nga karakteri. Me Visarin jemi njohur në televizionin e Kosovës, ai është gazetar i sportit dhe unë e politikës. Jemi shumë të qetë asnjëri prej nesh nuk meret me gazetarinë e politikës. Kemi qenë miq shumë të mirë, Visari bën shumë shaka dhe unë shpesh i thoja: Lum ajo që do të marrë ty se ti bën shumë për të qeshur. Ne kemi një diferencë në mosha, por kjo nuk na ka penguar ”, ka treguar këngëtarja.