Kopshte vertikalë brenda mureve të shtëpisë

Smog kemi pa fund, prandaj të gjithë do të na pëlqente një ajër i pastër, mbushur me erën e mrekullueshme të pemëve, barit e luleve, një ajër si në fshat. Epo nëse nuk mundemi të shkojmë në fshat, atëhere mund të sjellim pak gjelbërim brenda shtëpive tona.

Një mur i gjelbër, apo një kopsht vertikal, quajeni si të doni, ajo që ka rëndësi është një shtëpi ku gjelbërimi është më shumë protagonist. Një kopsht vertikal mund të pastrojë ajrin ën shtëpinë tuaj, duke na sjellë avantazhe të shumta edhe në shëndetin tonë, ndërsa krijon edhe një bashkëjetesë të mrekullueshme mes natyrës dhe njeriut.

Projekti i një kopshti vertikal brenda mureve të shtëpisë është një ide e cila po përqafohet gjithmonë e më shumë nga njerëzit. E nëse ideja juaj konkretizohet, rezultatet mund të jenë vërtetë të habitshme.

    

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *