Disa ditë më parë Eugent Bushpepa na prezantoi me versionin final të këngës “Mall”, me të cilën do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, ndërsa sot është gati edhe klipi final i saj. Një klip bardhë e zi, në të cilin nuk mungojnë motivet e kostumeve popullore në veshjen e balerinëve si fustanella apo xhubleta.
Versioni final i këngës nuk u prit shumë mirë nga publiku si pasojë e disa ndryshimeve të vogla në minutash dhe në ritmin e saj. Sipas fansave kënga kishte humbur fuqinë që kishte në versionin e Festivalit dhe duket monotone.
Shqipëria nuk e ka prekur finalen e “Eurovisionit” që nga viti 2015, përfaqësuar nga Elhaida Dani me këngën “I’m alive”. Ndërkohë, suksesin më të madh e ruan Rona Nishliu, e cila përfaqësoi Shqipërinë në vitin 2012, dhe vendin e pestë. Bushpepa do të prezantojë Shqipërinë për të 15-in vit radhazi në skenën e festivalit më të rëndësishëm Europian.



















