KreuBusull

Për t’u duartrokitur! Majlinda Bregu, shqiptarja e parë me një pozicion të rëndësishëm në BE!

Po pritej prej kohësh, por Bregu sot e konfirmoi: më në fund do ta shohim në një pozicion të lartë në Bashkimin Europian. Ish-ministrja e Integrimit do të jetë në rolin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, me rekomandim edhe të qeverisë shqiptare.

Bregu ka publikuar një status në Facebook, ku deklaron se fitorja nuk është vetëm e saj, por edhe e Shqipërisë. Falenderimet e Majlindës kanë qenë të shumta, ku vëmendje ka marrë edhe emri i Ditmir Bushatit, për të cilin Bregu shprehet: “Na ndajnë sinoret politike, por na bashkoi qasja Europiane dhe përpjekja për të punuar pro Shqipërisë!” Ish-ministrja është e para shqiptare që ‘rrëmben’ një rol të tillë në fushën politike, pozicion që sipas Bregut, e bën atë të ndihet e nderuar. Duke i uruar Majlindës fitoren, ju ftojmë të lexoni më poshtë statusin e plotë të saj!

‘Fituam!

Unë fitova garën, por fitorja i takon vendit tim!
Faleminderit të gjithëve që besuan dhe më votuan për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Mirënjohje të gjithëve,vendeve anëtare, institucioneve shqiptare, Komisionit Europian, EEAS( Shërbimi i Jashtëm i BE),Parlamentit Europian, familjes time politike EPP, e mbi të gjitha vendeve që votuan bindshëm kandidaturën time.
U përpoqën të gjithë, me qartësinë se drejtimi prej meje i këtij institucioni do të ishte fitore e Shqipërisë dhe shqiptarëve!
Jam e nderuar sot që për herë të parë më takon mua të drejtoj si e para shqiptare në një pozicion të lartë ekzekutiv, institucionin që ka si mision fuqizimin dhe rritjen e bashkëpunimit në vendet e Europës Juglindore!
Një falenderim miqësor për Ditmirin. Na ndajnë sinoret politike, por na bashkoi qasja Europiane dhe përpjekja për të punuar pro Shqipërisë!

E di që do të jetë një sfidë e vështirë, por nganjëherë e vështira është më e mira!’

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF