KreuFashion

Një vajzë vetëm 5 vjeçare nga Tel Aviv mahnit me bukurinë e saj!

Një vajzë 5 vjeçare po pushton internet falë flokëve të saj voluminozë dhe shumë të bukur duke numërur deri tani 50.000 ndjekës në instagram. Mia Aflalo nga Izraeli është një yll në ngjitje pas fotove të saj me flokët perfektë që I lanë ‘pafrymë’ ndjekësit e saj.

Stilisti I flokëve Sagi Dahari e ka ndihmuar Mian për tu bërë një yll në ngritje e madje imazhet e saj janë publikuar edhe në revistën British Vogue. Sipas tij është shumë e lehtë të punosh me Mian pasi ajo nuk ankohet dhe u buzëqesh të gjithëve. Në fakt Dahari në fillim u impresionua aq shumë nga Mia sa tashmë e quan atë ‘Princeshë Mia.’

Në fotot e shfaqura në instagramin e saj Mia duket shumë e qetë ndërsa Dahari stilon flokët e saj. Ndërsa shumë komentues janë mahnitur nga pamja ëngjëllore e Mias të tjerë mendojnë se është e papërshtatshme që ajo të jetë në qendër të vëmendjes që në këtë moshë.

Një ndjekës kishte shkruar: ‘Kjo është një gjë shumë qesharake për t’ju bërë një fëmije. Nëse unë do të kasha një vajzë nuk do t’ja bëja këtë.’Një tjetër shkroi: ‘Çfarë do të bëje nëse pedofilët do të merrnin fotot e vajzës tënde? Ti nuk duhet ta ekspozosh atë por ta mbrosh. Nuk janë vetëm miqtë e instagramit që do të impresionohen pasi bota është e mbushur me njerëz të këqij. Po vendos në rrezik jetën e saj ashtu si edhe shëndetin e saj mendor.’

Gjithësesi shumë të tjerë e komplimentuan duke shkruar: ‘një zonjushë mahnitëse,’ ndërsa dikush tjetër komentoi: ‘sa vajzë e bukur që është.’

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF