KreuCelebrity

Restoranti i Fundim Gjepalit në Romë një nga 10 më të mirët e Kryeqytetit italian

Kuzhina italiane është një ndër më të pëlqyerat në botë. Turistë anekënd globit vizitojnë Italinë ku krahas vendeve të bukura që ky vend ka, gastronomia është një aset që shpesh thith qytetarë të huaj. Por kur nëpër restorantet më të mira në Itali punojnë shqiptarë të talentuar, kjo na bën që meritat e kuzhinës së shijshme italiane të kalojnë edhe tek bashkëkombësit tanë.

Një rast është shefi i njohur i kuzhinës Fundim Gjepali, i cili falë talentit e përkushtimit të tij ka arritur që restoranti i tij në Romë të renditet në ndër 10 vendet më të mira të Kryeqytetit italian. “Antico Arco” është restorani ku shefi sqimatar falë ndërthurjes së kuzhinēs italiane me atë shqiptare, ka arritur të krijojë receta të cilat u kanë mbetur në mendje turistëve anekënd globit.

Jo më kot ky restorant është ndër të parët që sugjerohet nga gastronomët, për ata që duan të shijojnë diçka në Romë!
Fundimi prej disa vitesh gjendet në Tiranë në “Boutique Padame”, ndërsa lexuesit e Bordo recetat e tij fine e plot kreativitet i gjejne ekskluzivisht në çdo botim te revistes Bordo!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF