Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj prej pak javësh kanë pasur një mosmarrëveshje mes tyre, çka ka bërë që dy vajzat e tezeve të mos e ndjekin më njëra-tjetrën në rrjetet sociale.
Ndonëse asnjëra nga protagonistet nuk ka reaguar mbi këtë fakt, u përfol që sherri kishte marrë përmasa familjare pasi edhe dy mamatë e këngëtareve të reja: Albërie Hadërgjonaj dhe Antigona nuk e ndiqnin njëra-tjetrën në Instagram.
Por ditën e enjte këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj ka ripostuar në llogarinë e saj në Instagram dy foto me motrën e saj Antigonën, mamanë e Beatrix-ës, të shkrepura shumë vite më parë, duke hedhur poshtë zërat se edhe marrëdhëniet mes motrave janë prishur.
Ndonëse Albërie e ka hequr nga ndjekësit mbesën e saj të vogël, mesa duket as raporti mes dy motrave nuk ka ndikuar që të rregullojë sadopak raportin mes dy vajzave të tyre të reja.









Olta Gixhari përlotet në emision! Arsyeja?





Parashikimi i horoskopit, 16 janar 2019





