KreuStil Jetese

Fansja e Ponit humb betejën me sëmundjen e rëndë. Këngëtarja përlot me dedikimin

Këngëtarja e njohur Poni ka ndarë me të gjithë fansat një lajm të dhimbshëm mëngjesin e enjtes. Ajo ka treguar se një ndër fanset e zjarrta të saj, Alvina vetëm 22 vjeç ka ndërruar jetë pas luftoi për 3 muaj me një sëmundje të rëndë.

“U bëre ëngjëll dhe pse ëngjëll ishe Albina, vetëm 22 vjeç! Kur të takova në spital në New York të premtova se do të këndoja në dasmë një ditë!!! Tre muaj luftove por nuk ia dole, ah sikur të ishte me radhë dhe me moshë gjithçka! Prehu në paqe ëngjëll, këngën tëndë të preferuar do të këndoj sa herë do të kujtoj”, shkruan e përlotur këngëtarja vlonjate mbi foton e shkrepur pak ditë më parë në spital teksa i shtrëngon dorën fanses së saj.

Duke ditur adhurimin që Alvina kishte për të, Poni ka shkuar për t’i bërë asaj një surprizë të madhe më 1 Janar pasi e ka vizituar në spitalin ku qëndronte 22-vjeçarja dhe momentet e surprizës i ka ndarë me fansat ditën e sotme.

“1 Janar 2019, një surprizë Alvinës vogël në spital në New York. Prehu në paqe ëngjëll dhe sa herë të vij në New York unë do këndoj këngët që ty të pqlqenin. Jeta është e padrejtë! Ishe vetëm 22 vjeçe dhe në 1 janar duhet të ishe duke festuar dhe sot duhet të ishe në shkollë”, shkruan këngëtarja krahas videos së surprizës.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF