KreuStil Jetese

Jo vetëm Luana Vjollca! Një tjetër prezantuese do bëhet këngëtare?

Duket se është kthyer në trend që disa prezantuese të njohura të ekranit shqiptar të provojnë veten edhe si këngëtare. Një ndër rastet më të komentuara është ai i moderatores së “Shiko kush Luan”, Luana Vjollca që krahas angazhimit në televizion zhvillon edhe karrierën si këngëtare e madje mban edhe koncerte për fansat e saj nëpër club-e të ndryshme në Shqipëri e diasporë.

E më e fundit që po mendon të nisë karrierën muzikore është Roza Lati.

Prezantuesja e emisionit “Why not” në Ora News ka publikuar një foto të shkrepur në një studio muzikore në krah të profesoreshës së muzikës, Diana Ziu duke shkruar: “Njerëz unë jam me Diana Ziun dhe po mendojmë të bëjmë një këngë për ju”, shkruan Roza mbi foto.

E nxitur edhe nga kurioziteti për të ditur edhe mendimin e ndjekësve të saj, Roza ka vendosur t’i pyes ata nëse janë dakort që ajo të bëjë një këngë dhe në fakt 74 përqind e atyre që kanë votuar janë shprehur pro.

Tani na mbetet të presim…

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF