KreuBusull

65 lëkundje tërmeti në Korçë; goditje të reja edhe sot!

Lëkundje të tjera tërmeti janë ndjerë sot në Korçë.

Lëkundjet janë ndjerë gjatë natës dhe sot në mëngjes, rreth orës 05:49 dhe 07:49. Lëkundjet janë shënuar me magnitudë 2.9 dhe 3.6 të shkallës Rihter. Ende nuk dihet nëse ato janë shoqëruar me dëme të tjera materiale.

Zyra sizmike në Korçë më herët tha se 65 lëkundje janë regjistruar brenda 30 orëve në vend. Lëkundjet janë ndjerë në juglindje të vendit, Korçë dhe Greqi. 35 prej këtyre lëkundjeve janë rregjistruar nga stacioni sizmik në juglindje. 11 prej gjithë këtyre lëkundjeve janë ndjerë nga banorët e Qarkut të Korcës.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF