KreuCelebrity

Guxon Monika Lubonja; bën ndryshimin drastik!

 

Një portret si i saj do t’i rrinte mirë çdo model e ngjyrë flokësh!

Dhe ja tek është prova; Monika Lubionja si asnjëherë më parë është kthyer në bionde dhe duket një Yll.

Eksperimentet e saj tek flokët kanë qëndruar përherë tek tonalitetet e errëta, ndaj teksa u shfaq këtë të martë në programin “Rudina”, aktorja 50 vjeçare me flokët krejtësisht biondë .

Lubonja prezantoi projektin e saj më te ri që është një musical për fëmijë, i pari i këtij lloji në Shqipëri.

”Në qendër të këtij musical është historia e “Annie” , 11-vjeçarja e cila e braktisur në jetimore nis kërkimin për të gjetur prindërit biologjikë. Më pas jeta e saj merr një drejtim tjetër pasi ajo adoptohet nga një milioner. Ky muzikal u shfaq për herë të parë në Neë York dhe korri sukses të madh. Për shkak të kërkesës së madhe, “Annie” u shfaq në teatër për 6 vite pa ndërprerje, duke thyer çdo rekord të mundshëm në teatrot e Neë Yorkut. Por unë nuk dua të zbuloj më shumë rreth shfaqjes sepse dua që spektatori të vijë dhe të shikojë se çfarë do të ndodhë. Është një histori prekëse, por edhe e gëzueshme” tregoi aktorja dhe producentja Lubonja.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF