Ka përfunduar edhe nata e dytë e garës së Festivalit të RTSH-së dhe nga 40 artistët pjesmarrës, 12 janë ata që do të mund të prekin finalen e 22 dhjetorit.
Gjatë emisionit “Aperitiv Fest” në RTSH, këngëtar dhe producent televiziv suedez Christer Bjorkman, zbuloi emrat e 12 finalistëve të “Fest 58”.
12 finalistet e Festivalit, sipas vendimit të jurisë janë si më poshtë:
Elvana Gjata – Me tana
Arilena Ara – Shaj
Era Rusi – Eja merre
Albërie Hadërgjonaj – Ku ta gjej dikë ta dua
Sara Bajraktari – Ajër
Robert Berisha – Ajo nuk është unë
Kamela Islamaj – Më ngjyros
Tiri Gjoci – Me gotën bosh
Valon Shehu – Kutia e Pandorës
Gena – Shqiponja e lirë
Olta Boka – Botë për dy
Bojken Lako – Malaseen