KreuFashion

Askush nuk e beson se kjo dyshe janë nënë e bir!

 

Jonathan Nguyen është një 22 vjeçar me origjinë nga Vietnami por që jeton në Los Angelos së bashku me nënën e tij.

Në llogarinë e tij në Instagram, i riu poston herë pas here foto nga përditshmëria e po ashtu edhe me të ëmën, për të cilën ndjekësit kanë një dilemë;

Ajo duket si moshatarja e të birit, e shumë prej tyre e pyesin shpesh Jonathan se cili është stili i jetesës së zonjës Nguyen që e bën të duket aq e re dhe e freskët.

“Për të shuar kuriozitetin e të gjithëve, nëna ime është afër të 40-ve. Sekreti i rinisë së saj është dieta e rregullt dhe ushtrimet fizike. Ajo gjithashtu ka një rutinë të përditshme të kujdesit për lëkurën”, ka treguar 22 vjeçari.

Shumë prej ndjekësve e kanë ngatërruar nënën e tij për të dashurën.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF