KreuCelebrity

Alketa nuk ndalet!! Moderatorja prezanton Sanremon 2021 së bashku me Chiara Ferragni-n??

Alketa kur e nis dicka, përfundimisht do ta cojë se s`bën dot deri në fund! E sigurtë në atë që bën, me elokuencën e komunikimit dhe pamjen sharmante, moderatorja shqiptare di ta pushtojë skenën. Përfshirë atë të Aristonit. Ku me shumë gjasë, mund të rikthehet sërish për të drejtuar edicionin e radhës së Festivalit të famshëm të Sanremos, të kthyer në kolonën zanore të shumë gjeneratave me radhë.

Një event kaq i dashur, por dhe aq madhështor që kërkon një përzgjedhje të kujdesshme të drejtuesve të tij, sepse ngërthen vëmendjen e një numri aq të madh njerëzish, brenda e jashtë Italisë ! Alketa duket la aq shumë mbresa gjatë prezantimit të saj me një italishte të rrjedhshme vitin e kaluar në krah të Amadeus, sa tani emri I moderatores së njohur shqiptare po lakohet sërish, për t`u ngjitur edhe një herë në skenën që e priti krahëhapur. Alketa mbeti ne zemrat e italianeve. Ajo e tregoi se dinte ta mbante shumë mirë të elektrizuar një skenë të tillë të rëndësishme, aq sa ia rrëmbeu vëmendjen edhe vetë Amadeusit!

Mediat italiane tani thonë se në mars mund ta shohim sërish aty, në krah të emrave të famshëm si Chiara Ferragni, ndërsa diskutohen edhe Michelle Hunziker, e Virginia Raffaele.

Një kast yjesh pra, që nëse do të risillte moderatoren shqiptare, do të na bënte dy herë krenarë për të me drejtimin e një festivali “legjendar” si ky!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF