KreuBordo Men

E quajti “qorre” konkurenten e “Hell`s Kitchen”, pendohet Renato Mekolli!

Sjellja e tij ndaj konkurentes së “Hell’s Kitchen”, Erkiada është kritikuar ashpër. Në nerva e sipër, Renato Mekolli iu drejtua me këto fjalë vajzës që mban syze: “O qorre, as me syze nuk shikon ti”!

Kjo ngjalli reagime të ashpra, e së fundi, vetë Renato u shfaq i penduar në një postim në Facebook.

“Edhe shefi pendohet! Me rremben kuzhina dhe deshira per perfeksion, padyshim kjo nuk justifikon ate qe i thash Erkiades ne episodin e kaluar, njeres nga konkurrentet! Nje fjalë qe goditi si shigjete tek ajo dhe ju qe shihni programin! Une kam mbajtur syze ashtu si edhe familjaret e mi, ndaj kurresesi qellimi im nuk eshte te ofendoj askend, I bashkohem thirrjes suaj! Se duhet te evitojme kete menyre komunikimi! Ama nga ky gabim te gjithe nje mesazh e morem: se kur themi te tjerve nje fjal te shemtuar, i lendojme ata! Nga programi i pame te dyja anet e medaljes, ate qe “gjuan me fjale” dhe personin qe vuan nga ato! Mos harroni dicka, Hell`s Kitchen eshte nje shoë! Une ju kerkoj te mos imitoni asgje cfare ndodh aty! Shihemi neser ne episodin e 3”, ka shkruar ai.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF