Atmosfera origjinale e Halloween krijuar nga dora e Enada At’ Nikolla!

Sigurisht që si çdo festë apo datë e shënuar së fundmi edhe Halloween nuk do të kremtohet sic çdo vit, me grumbullime masive apo festime të çmendura.

Po, Halloween do jetë ndryshe këtë vit. Ndoshta festimet do të ndalohen por nuk ka pse të ndodhë e njejta gjë me dekoret për këtë festë. Në fakt, nëse 31 Tetori është një nga ditët e tua të preferuara të vitit , atëherë pse mos ta teprosh paksa e të tregosh frymën tënde festive.

Dhe si për t’i dhënë pak nga shpirti i saj artistik periudhës së vështirë që po jetojmë, stilistja Enada At’Nikolla këtë vit ka krijuar kungut e Halloween.

 

View this post on Instagram

 

🎃

A post shared by Enada At’Nikolla Atelie (@enadaatnikolla) on

Nëpërmjet copës velvet, në madhësi dhe ngjyra të ndryshme stilistja duket se na dha një super ide për dekoret dhe dhuratat e këtij fund tetori, duke krijuar simbolin e Halloween.

 

View this post on Instagram

 

🎃😜 @padam.tirana

A post shared by Enada At’Nikolla Atelie (@enadaatnikolla) on

Të përshtatshme për shtëpi, zyra, bare e restorante apo çfarëdo ambienti, dekori i festës së shpirtrave nuk ka qenë kurrë më i plotësuar dhe origjinal me kungujt At’Nikolla.

Kështu, të thyejmë edhe pak tabutë duke treguar se sa kreative mund të jenë dekoret e Halloëeen-it pa qenë domosdoshmërisht të frikshme.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article