E veshi stilistja italiane, por e kemi parë më herët tek personazhet shqiptare!

Vjeshta është periudha perfekte për një veshje totalisht prej xhinsi. Askush nuk do t’i thonte jo një outfit-ti kostum, fustan, jumpsuit, me materialin xhins që duket se nuk do të dali kurrë nga moda.

Një foto e postuar pak orë më parë në instagramin e Elisabetta Franchi teksa stilistja duket e veshur me një fustan prej xhinsi me gjatësi nën gju, eleganca e zonjës së modës pasqyrohej në çdo centimetër të veshjes dhe paraqitjes së saj.

Domosdo si emër i njohur në industrinë e modës, për Franchi-n familjarizimi me trendet e fundit është si të thithë ajër, ndaj jo më kot këtë mes tetori, stilistja italiane ka zgjedhur të veshë një fustan prej xhinsi, material që gjen përdorim këtë sezon edhe në një outfit nga koka tek këmbët prej xhinsi.

Njësoj si Elisabetta një palë paliçetave apo fustani xhins nuk i kanë thënë jo as disa prej emrave të njohur të shoëbiz-it e ekranit shqiptar, të cilat ndjesinë e të qenit praktik dhe fashion, duket se pasqyrojnë edhe qoftë duke i parë në foto.

Nga Manjola Nallbani, Rudina Magjistari e Zaimina Vasjari etj, një ‘outfit’ xhins është gjithmonë in!

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article