Tek ceremonia e faljes së gjelit në Washington, sytë ishin tek palltoja e Melanias!

Në ceremoninë e faljes së gjelit të detit në Shtëpinë ë Bardhë, një traditë kjo që vazhdon prej dekadash, vëmendjen kryesore sigurisht e merr presidenti dhe dy gjelat e përzgjedhur të bardhë, që i shpëtojnë therjes për Festën e Falenderimeve. Por nuk ka sesi të anashkalohet aty edhe look-u i Zonjës së Parë, sidomos kur ajo është kaq e hijshme sa Melania Trump. Në 2018-tës, gjatë të njëjtës ceremonie, Melania tërhoqi vëmendjen me pallton e vecantë Dior ( për të cilën disa thanë se të kujtonte vetë gjelin).

Një vit tjetër, u shfaq me një pallto me lule.

Por këtë radhë, në herën e fundit që merr pjesë në një ceremoni të tillë, Melania zgjodhi një pallto serioze të puthitur pas trupit, gri me circa të bardha, e thjeshtë dhe mjaft elegante. Me sa duket, kështu edhe kërkon të mbahet mend!

Previous ArticleNext Article