Para së gjithash ajo çfarë sugjerohet me patjetër në ditë të ftohta për buzët është hidratimi i shpeshtë i tyre, e më pas të vendosni buzëkuqin tuaj të preferuar. Duket se edhe ky aksesor kozmetike ka sezonin e tij e nisur nga kjo, grimierët e njohur sugjerojnë që gjatë dimrit të përdoren këto 3 lloje buzëkuqësh:
‘Vaj buzësh’ në ngjyrë korale
Nëse gjalpi i buzëve dhe shkëlqyesi apo buzëkuqi i lëngshëm do të kishin një ‘bebe’ ai do të ishte ‘vaji i buzëve’. Shumë i përshtatshëm për ditët e ftohta duke bërë që buzët të rrinë gjatë gjithë kohës të hidratuara. Është një ‘Must’ që nuk duhet të mungojë asnjë ditë dimri në çantën tuaj.
Buzëkuq i errët në teksturë ‘mat’
‘Sy për sy e dhëmbë për dhëmbë’; kështu do ta quajmë këtë ngjyrë për buzët tuaja në ditët e dimrit. Ti je i egër, por jo aq sa ngjyra ime e buzëkuqit, ndaj sfidën e shpallim të hapur. Për të mos folur pastaj për dembelizmin në ditët e ftohta, ndaj do të mjaftonte një buzëkuq i tillë, për të dhënë përshtypjen e një vajze të grimuar.
Vetëm minerale
Një buzëkuq me përmbajtje të lartë mineralesh është i domosdoshëm për stinën e dimrit, kjo është edhe arsyeja pse është prodhuar ky buzëkuq me që ka në përbërje të tij vaj frutash, duke u cilësuar si buzëkuq vegan.