KreuFashion

Gabimet që duhen evituar kur lëmë duhanin

Lënia e duhanit është një angazhim që kërkon vullnet, përpjekje dhe vuajtje. Një vuajtje pak a shumë e madhe, në varësi dhe të karakterit të duhanpirësit. Një duhanpirës nuk duhet të thotë në asnjë mënyrë që nuk do t’ia dalë, ose fjalë të tilla si: ”Më kanë thënë që do të më ndihmojnë, që duhet të shkoj te një mjek”.  Është tepër e rëndësishme që ai t’i besojë intuitës. Nëse duhanpirësi do ta lërë duhanin, ose menjëherë, ose në mënyrë graduale, është i lirë ta bëjë. Nuk ka rregulla për këtë.

Një muaj pas lënies së duhanit mundësia për ta rifilluar atë rezulton në masën 85%.

Lënia e duhanit është një sfidë më vete. Që mundësitë për t’u ndarë një herë e mirë me të, të jenë sa më reale, studiuesit e duhanpirjes këshillojnë që personi të jetë i përgatitur që më parë për këtë gjë. Sipas tyre, fjalët e njerëzve të dobët nuk duhet të merren për bazë.

“Gabimi më i madh është të menduarit se pasi kemi fituar mbi varësinë ndaj duhanit, kemi kapërcyer gjithçka”,- shprehet Joseph Osman, studiues i duhanpirjes.

Cigarja i shoqëron shumë njerëz gjatë gjithë jetës së tyre. Sipas Osman, duhet kuptuar që tri janë varësitë prej të cilave rrethohet duhanpirja. “E para është fizike (varësia ndaj nikotinës), e dyta rituale dhe e treta, afektive. Duhet të veprosh mbi të tria këto që një duhanpirës të lërë duhanin”.

Gjithashtu, është një fakt i ditur tashmë që me lënien e duhanit, ndryshon edhe pesha e njeriut. Gjithsesi, sipas studiuesve të duhanpirjes, personat që shtojnë ndonjë kilogram më tepër pas lënies së duhanit, pas një viti bien nga pesha.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF