Stilisti i njohur merr dozën e vaksinës veshur me një super ‘look’

Dje, Marc Jacobs bëri një nga selfiet e tij të famshme në pasqyrë. Megjithëse, nuk ishte në shtëpinë e tij dhe as në zyrën e tij. Në vend të kësaj, ishte për të festuar marrjen e dozës së dytë të vaksinës. Sipas Jacobs, ose të paktën hashtag në mbishkrimin e tij, ai tani është zyrtarisht pjesë e #pfizercrew. Dhe sigurisht, ai u vesh për këtë rast me pantallona të shkurtra ‘Comme des Garçons‘ në rozë të ndezur dhe ishin të mbuluara me temina. Ai i kombinoi ato me një këmishë në ngjyrë të ngjashme nga Balenciaga dhe dy nga veshjet e tij me te parapëlqyera: një pallto me printe leopardi dhe çizme me platformë nga Rick Owens. Në mënyrë që të merrte dozën e vaksinës nga infermierja, ai duhej të ulte këmishën. Në tërësi, një ‘vibe’ i fortë për një procedurë mjekësore, por kjo është koha e përkryer për të festuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Marc Jacobs (@themarcjacobs)

Kjo nuk ishte hera e parë që Jacobs kurohej për të marrë dozen e vaksinës. Në fillim të marsit, ai bëri një nga selfiet e tij ‘famëkeqe’ në një pasqyrë në NYU Langone. Edhe një herë, ai u vesh totalisht me stilin e dallueshëm Jacobs: Ai zgjodhi një palë pantallona rozë të ndezur, një shall të hollë me printe bardh e zi dhe, natyrisht, çizmet me platformae nga Rick Owens. Ashtu si me veshjen, Jacobs u tregua krijues me hashtags-at e tij në Instagram, dhe përfshiu #faleminderitpunonjëstëkujdesitshëndetësor dhe #feelinFauci.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Marc Jacobs (@themarcjacobs)

Pamja e ekzagjeruar e Jacobs nuk është e pazakontë për stilistin. Gjatë karantines, ai ka pasur një mori #OOTD te ngjashem. 

Previous Article