6 mënyra se si burrat mund të veshin xhinse të bardha sipas tendencave së pranverës

Këtë sezon xhinset e bardha për burra  janë një ‘must have’. Xhinset e bardha kanë arritur të jenë të përshtatshme për të gjitha rastet nga ‘Smart’ në ‘Casual’. Për t’i përshtatur ato në mënyrë korrekte, sipas tendencave të reja të vitit 2021, ne kemi zgjedhur 6 pamje të stileve të ndryshme për të kopjuar nga koleksionet më të fundit të modës për burra.

Xhinse të bardha + triko

Në koleksionin e ri për burra të Alexander McQueen, gjatësia e trikos dhe detajet elastike të shtuara në pantallona i japin veshjes një pamje të relaksuar dhe origjinale.

Xhinse të bardha + biker

Celine ka prezantuar koleksionin e fundit dhe xhinset dyngjyrashe fituan zemrën e të gjithve. Gjysmë të bardha dhe gjysmë xhins tradicional, kombinuar dhe me një xhaketë lëkure shumëngjyrësh ky model tani është jashtëzakonisht interesant nga pikëpamja e modës.

Xhinse të bardha + vija

Nëse për pamjen tuaj pranverore nuk dëshironi të hiqni dorë nga ngjyrat e ndritshme, kombinoni pantallonat e bardha xhins me një bluze me vija të ndritshme si në veshjen e koleksionit të ri MSGM nga Massimo Giorgetti.

Xhinse të bardha + mushama + sandale

Veshja me xhinse të bardha nga koleksioni për burra pranverë-verë 2021 Isabel Marant është mbase më e guximshmja. Mushamaja e gjatë së bashku me sandalet me rripa të hollë prej lëkure, e bëjnë këtë pamje të përshtatshme për një stuhi të papritur pranverore.

Xhinse të bardha + pulovër

Koleksioni i ri i Dior prezantoj xhinset e bardha te spërkatura me boje. Thjeshtë Artistike.

Xhinse të bardha + xhaketë xhinse

Për ata që i duan kombinimet perfekte, koleksioni i ri pranverë-verë 2021 nga Dolce & Gabbana do të jetë ideal.

Burimi: Vogue Italia

Previous Article