KreuFashion

Lehtësohen masat anticovid, ndryshon ora policore!

Duke filluar nga dita e sotme ora policore do të shtyhet me një orë dhe izolimi i pjesshëm do të nisë nga ora 00:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Do të lejohet prezenca e spektatorëve në aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore si dhe konferencave, me një kapacitet deri në 30%.

Gjithashtu do të lejohet të ketë deri në 30% të kapaciteteve të tifozëve në kampionatet sportive duke ruajtur distancën sipas protokollit të miratuar nga ISHP. Ndërkohë mbetet i pandryshuar orari për muzikën, deri më 22:00.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF