Fjolla Morina mbetet në burg, zbardhet vendimi i gjykatës!

Fjolla Morina po përballet me drejtësinë e duket se dora e kësaj të fundit, nuk ka për të qenë dhe aq e lehtë me këngëtaren. Pas prangosjes ( për herë të dytë) pak ditë më parë në kryeqytetin e Kosovës për veprat penale “trafik të armëve dhe municionit”, si edhe “arratisje nga vendi i paraburgimit”, asaj i është i është caktuar masa e paraburgimit prej 40 ditësh nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda.

Vendimi për këngëtaren është marrë të mërkurën nga gjyqtari i procedurës paraprake, Agim Kuçi, në prezencën e prokurores Javorka Prilincevic, të pandehurës Fjolla Morina dhe mbrojtësit e saj, avokat Fehmije Gashi-Bytyqi dhe avokat Fanol Krasniqi si mbrojtës kryesor. Arrestimi fillestar i saj u bë në shtator 2020, në pikën e kalimit kufitar Morinë, kur iu gjet në cantë një pistoletë tip “Zoraki” me 23 fishekë. Këngëtarja pretendoi se nuk e dinte c`kishte pasur brenda, sepse sic tha, i ndërron shpesh cantat e dorës. Bashkë me të u ndalua edhe biznesmeni Fisnik Syla, me të cilin lidhi kurorë përpara disa muajsh në Dubai. Në 20 Janar 2021, policia nuk e gjeti këngëtaren në banesën e marrë me qira në qytetin e Kukësit. Prej atij momenti, ajo u shpall në kërkim.

Previous ArticleNext Article