Këngëtarja nxjerr fotot në Instagram: “Si dukesha para 6 muajve”!

Ka nxjerrë fotot e saj në Instagram pa i retushuar, me qëllimin të tregonte se asnjëherë nuk është vonë për të ndryshuar pamje. Këngëtarja rumune Oana Radu u shfaq pa komplekse në postimin e saj në Instagram. “Ka gjithmonë kohë për të përmirësuar pamjen tuaj. Kështu dukesha unë përpara 6 muajve”, ka shkruar ajo duke treguar këmbët plot celulit. “ Kisha turp t`i tregoja këmbët, i mbuloja dhe këtë vit nuk shkova as në plazh. Edhe pse bëja sport e dieta, nuk shpëtoja dot nga ky problem i tmerrshëm”, është shprehur ajo që thotë se në fund e la veten në dorë të profesionistëve dhe rezultatet ishin të dukshme.

Previous ArticleNext Article