KreuCelebrity

Aurela Gaçe dhe Stine “rikthejnë” Dr. Florin!

Aurela Gaçe është padyshim një ndër artistet më të mira të muzikës shqiptare, e cila asnjëherë nuk zhgënjen me projektet muzikore që sjell.

E ndërkohë që të gjithë ishim në pritje të albumit të saj të ri, ajo me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram, dha lajmin e bukur që i surprizoi të gjithë. Përkrah një fotografie me Stinen, ajo njoftoi se ata do të “rikthejnë” Dr. Florin edhe një herë në skenë, (me zërin e tij të regjistuar para se të ndërronte jetë) “PO VJEN …. “S . F. L”” #StineFloriLela #newsong #comingsoon‼️ Një nga këngët e shumta që po punoj për albumin e ri”, ka shkruar Aurela përkrah fotografisë që në sfond shihet emri i Dr. Florit.

Nuk dihen të tjera detaje, ndaj na mbetet të presim për këtë bashkëpunim i cili jemi të bindur që do të jetë një dhuratë e bukur për të gjithë ata që e kanë dashur Dr. Florin dhe i ka marrë malli aq shumë për të…

 

 

A post shared by Aurela Gace (@aurelagaceofficial)

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF