Rrëfimi i papritur i Gabriel Garkos: Abuzime seksuale kur isha fëmijë!

Gabriel Garko rrëfeu tek “Verissimo” traumën e përjetuar në fëmijëri. Aktori i njohur tha se ishte ngacmuar seksualisht kur ishte fëmijë, dhe kjo la gjurmë tek ai për të gjithë jetën. “Më kanë ngacmuar seksualisht. Herën e parë që ndodhi isha nëntë vjeç. Ishte më e dhunshmja. Këto janë gjëra që ndodhin, ama gjëja më e rëndësishme është të jesh në gjendje të dalësh prej saj”, tha Garko. Por kjo nuk ishte hera e vetme. Një situatë e ngjashme u përsërit në moshën 16 vjecare. “Për këtë përvojë kam folur edhe në librin tim autobiografik. Ishte dita kur fillova të pi duhan, edhe pse i urreja njerëzit që pinin duhan. Isha shumë i shqetësuar. Nuk dija çfarë të bëja dhe kështu bleva paketën e parë të cigareve”, është shprehur ai, ndërsa shtoi se Ai shton se dy dyja ngacmimet nuk ia kishte treguar askujt. Për herë të pare, episodin e moshës 16 vjeç shkroi në librin e tij, e aty e mësoi dhe vetë nëna.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article