Kanye West nën hetim pasi dyshohet se goditi një fans!

Kanye West është nën hetim për kundërvajtje pasi dyshohet se goditi një fans që i kishte kërkuar autograf të enjten herët në mëngjes.

Fox 11, e cila dha lajmin, raporton se incidenti ndodhi rreth orës 03:00 jashtë magazinës Soho të Los Anxhelosit, një klub nate.

Kanye West, i cili ndryshoi emrin e tij në Ye vitin e kaluar, thuhet se debatoi me një burrë që kërkoi një autograf jashtë klubit, ku më pas dyshohet se e shtyu dhe e goditi burrin.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, West nuk është arrestuar. Ndërkohë që “TMZ” raportoi se rasti po hetohet si një konfrontim fizik, i cili si kundërvajtje mbart një dënim maksimal prej gjashtë muajsh burg.

Kujtojmë që lajmi vjen vetëm një ditë pasi Ye u emërua si një nga titullarët e Festivalit të ardhshëm të Muzikës dhe Arteve në Coachella Valley, i cili është planifikuar të mbahet në muajin prill.

Previous ArticleNext Article