S’u kualifikua në finalen e Eurovision, reagon Ronela Hajati!

Mbrëmjen e kësaj të marte u mbajt gjysmëfinalja e parë e Eurovision, ku Shqipëria u përfaqësua nga këngëtarja Ronela Hajati me këngën “Sekret”, por që nuk mundi të kualifikohej për në finalen e madhe.

Së fundmi këngëtarja ka reaguar për herë të parë me anë të një postimi në rrjetin e saj Instagram.

“Edhe po të isha në finale do të isha e fundit! E di, por dashuria që kam marrë është e pakrahasueshme. Unë e fitova Eurovision, sepse fitova publikun! Dhe publiku ka gjithmonë të drejtë! Ju dua të gjithë,” ka shkruar Ronela.

Edhe pse jo e kualifikuar performanca e Ronelës ka marrë gjithë audiencën e rrjeteve sociale ku në faqet zyrtare të Eurovision si Instagram, YouTube, Facebook dhe TikTok performanca e Shqipërisë kryeson si video më e pëlqyer dhe më e komentuar.

 

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article