Cryptic Haute Parfumerie – Smell Like A Lady

Nga Ilda Lumani

Fotografia: Leo Arapaj

Parfumi është veshja më e mirë, madje edhe kur mendon se je kujdesur mjaftueshëm për veshjen!

Këtë të premte kisha një event të rëndësishëm, ndaj bëra një ndalesë në Cryptic Haute Parfumerie!

Në botën e aromave të Niche Parfume, mund të humbisja gjithë ditën! Megjithatë, i besova intuitës dhe zgjodha Fueguia 1833 – Dunas de un Cuerpo!

Mandej, përtej kënaqësisë që më dha gjatë gjithë mbrëmjes mësova edhe disa të dhëna për parfumin Haute Couture që “vesha” atë natë!

➡️ Fueguia 1833 është një koncept unik në universin e parfumerisë, sinonim i mjeshtërisë, inovacionit, ekzotizmit dhe qëndrueshmërisë.

➡️ Fueguia 1833 prodhon vetëm seri të kufizuara aromash – 400 shishe për fragrancë, duke përdorur përbërësit më të mirë natyralë të disponueshëm në kohën e prodhimit.

➡️ Aroma e Fueguia 1833 të sjell pranë kujtimet e verës, reminishenca e aromës së kripës së detit në lëkurë. Mbizotëron një përbërje e pastër qelibari.

Me gjithë këtë buqetë informacionesh nisa ta shoh edhe më me respekt etiketën e Fueguia 1833, i cili tashmë gjendet në çantën time!

P.S. Për këdo që ky artikull zgjoi kureshtje Cryptic Haute Parfumerie gjendet në zemër të Bllokut.

Adresa: Rr.Vaso Pasha, nr.12, ish-Bllok.

@fueguia1833 #official #exclusive #hauteparfumerie @cryptic_albania

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article