“Ne s’e dimë çfarë fshihet pas një buzëqeshje”, Luana Vjollca shfaqet si kurrë më parë!

Moderatorja Luana Vjollca së fundmi është rikthyer pranë publikut me një projekt personal, të cilin ajo e ka quajtur projektin e jetës, “Thuaje”.

Në postimin e fundit në Instagram, moderatorja është shfaqur si kurrë më parë.

Fillimisht Luana ka ndarë një fotografi ku shfaqet në super formë dhe e buzëqeshur, ndërsa në një tjetër shihet me sy të skuqur e të fryrë nga lotët. Moderatorja ka shkruar se ne nuk e dimë kurrë çfarë fshihet pas një buzëqeshjeje, prandaj duhet të jemi të sjellshëm.

“Çfarë jemi në Instagram dhe çfarë jemi në të vërtetë…ne kurrë nuk e dimë çfarë fshihet pas një buzëqeshje. Ji i sjellshëm! Duaje veten. Çohu, zbukurohu, jeto, lufto e ndiqi ëndrrat e tua, je më i/e fortë seç mendon”, ka shkruar Luana.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article