Autobusi del nga rruga, 11 të vdekur dhe 34 të plagosur!

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të shtunë në një autostradë në Kroaci, ku për pasojë kanë humbur jetën 11 persona.

Sipas mediave vendase, autobusi me targa polake ka dalë nga rruga, duke mbetur të vdekur 11 pasagjerë, ndërsa 34 të tjerë janë plagosur .

“Sipas informacioneve të deritanishme, në aksident trafiku kanë humbur jetën disa persona dhe një numër i madh janë lënduar rëndë.

Përveç policëve të UP-së së Varazhdinit dhe UP-së së Zagrebit, disa ekipe të Institutit për Mjekësi Emergjente nga Qarku i Varazhdinit. dhe Zagrebi, si dhe disa ekipe të zjarrfikësve, janë angazhuar në vendngjarje nga të dy qarqet”, deklaron policia.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article