Janë zbuluar fotot e plagëve të Angelina Jolie, të cilat dyshohet se janë marrë gjatë një përleshje me ish-bashkëshortin Brad Pitt në shtator 2016 në një avion privat.
Fituesja e çmimit Oscar dërgoi foto të mavijosjeve në dorën dhe bërrylin e saj në një hetim të FBI-së për incidentin që çoi në fundin e martesës së tyre.
Siç raportoi Page Six, sipas raportit të FBI-së, Jolie u tha hetuesve se Pitt, i cili kishte qenë duke pirë, i bërtiti asaj në një tualet në bordin e fluturimit që kthehej nga Nice, Francë, në SHBA.
Ajo pretendoi se Pitt “e kapi nga koka”, “e kapi nga supet”, e tundi, e shtyu në murin e banjës dhe i bërtiti: “Ti je duke e shkatërruar këtë familje”. Dy nga fëmijët e tyre të mitur ishin jashtë derës duke qarë dhe pyetën: ‘A je mirë mami?’” pohoi ajo.
Pitt dyshohet se u përgjigj duke bërtitur, “Jo, mami nuk është mirë. Ajo po e shkatërron këtë familje. Ajo është e çmendur”, thuhet në raport. Sipas Jolie, ky koment bëri që një nga fëmijët e tyre të hakmerrej: “Nuk është ajo, je ti”, gjë që ajo tha se e zemëroi Pitt. Aktorja më pas pretendoi se e pa atë të vraponte drejt njërit prej fëmijëve “sikur do të sulmonte”, dhe në atë moment ajo i vuri duart në qafë aktorit duke u përpjekur ta ndalonte.
Gjatë përleshjes, Jolie pohoi gjithashtu se Pitt kishte thënë për njërin prej fëmijëve të tyre: “duket si një fëmijë nga Kolumbia”.
Kujtojmë që edhe pse tani ata janë të divorcuar ligjërisht, ish-ët janë përfshirë në një luftë të ashpër për kujdestarinë e fëmijëve të tyre të mitur.