Leonardo DiCaprio, pjesë e sezonit të 3 të “Squid Game”

Leonardo DiCaprio mund t’i bashkohet kastit  “Squid Game” në një sezon të ardhshëm. Lajmi u bë i ditur nga regjisori i serialit Hwang Dong-hyuk.

Në një konferencë për shtyp në Seoul, regjisori u pyet nëse ndonjë aktor i njohur i Hollivudit do të luante në sezonin 2 të “Squid Game”.

“Nuk do të ketë asnjë aktor të Hollivudit në sezonin 2. Leonardo DiCaprio tha se ai është një fans i ‘Squid Game’. Kështu që ndoshta nëse shanset na lejojnë, ne mund t’i kërkojmë atij të bashkohet  në sezonin e tretë”, u shpreh ai. Sezoni i dytë i do të fillojë xhirimet në 2023 dhe do të dalë në vitin 2024. “Ne do të fillojmë xhirimet e sezonit 2 vitin e ardhshëm” tha Hwang,duke shtuar se sezoni do të ketë përmirësime në buxhetet e prodhimit.

“Squid Game” u shfaq premierë në  Netflix një vit më parë. Seriali fitoi sukses duke qenë shfaqja televizive më e ndjekur në platformë  .Së fundmi fitoi 14 nominime për çmimin Emmy. Ai pati gjashtë fitore historike, duke përfshirë: Aktori kryesor në një seri drame (Lee) , regjia ( Hwang,) aktore (Lee Yoo-mi).

Si regjisori i parë korean që fitoi çmimet Emmy, Hwang tha se ai gjithmonë kishte synimin të dilte ndërkombëtar. Ai u shpreh se shpreson që fitimet e Emmy-t do të shërbejnë si frymëzim për krijuesit e ardhshëm ndërkombëtarë.

Burimi: Yahoo

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article