KreuArt

Editorial nga Ilda Lumani: Prag vjeshte në BORDO!

Nga Ilda Lumani

Ky numër special i BORDO na motivoi për të qenë jo thjesht kreativë, por për të sjellë një botim, ku nuk do të dominojnë thjesht ngjyrat e vjeshtës, por se përmbajtja, personazhet që e dominojnë atë do ta bëjnë vërtet një edicion që ngjan me rifillimin e një sezoni, siç është prag vjeshta!
Nuk di të them nëse ishte personazhi i kopertinës, ai që e frymëzoi gjithçka, por di që kopertina ishte zanafilla për të realizuar këtë botim, që mbani sot në duar!

 

Pak muaj më parë me Eminën (Çunmulaj) u takuam në një event në Tiranë dhe sakaq e vendosëm, që në shtator ajo do të ishte cover-i i BORDO. Bashkë me stafin e revistës, në një ditë të nxehtë fundgushti udhëtuam drejt Tuzit, vendlindjes së Eminës, ku tash e pak vite ajo kalon verën në një atmosferë familjare, por edhe idilike. Ku fushat, mali, kafshët shtëpiake janë frymëzimi dhe relaksi më i madh për supermodelen, e cila tashmë i është dedikuar familjes, rritjes së tre fëmijëve të saj, por edhe iniciativave të biznesit dhe bamirësisë!

 

Në intervistën që do të gjeni në faqet e brendshme, do të zbuloni Eminën e vërtetë, ndërsa editoriali i modës i realizuar nga stilistja Enada At’Nikolla e bizhutë Kastrati Jewellery e kthyen edhe njëherë Eminën në profesionin e saj, atë të modeles profesioniste!

 

Ndërkaq, në kopertinën e BORDO MEN vjen gazetari Drini Zeqo, në një bisedë për veten dhe një editorial, që vë në dukje edhe një nga pasionet e tij, modën!

 

Duke ju uruar një shtator të mbarë, ju lëmë në shoqërinë e miqve të këtij numri!
Lexim të mbarë!

 

 

 

 

 

 

 

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF