Disa foto të paautorizuara të trupave të pajetë të yllit të basketbollit Kobe Briant dhe vajzës së tij Gianna u bënë shkak që e veja e ish-basketbollistit të padisi autoritetet që publikuan pamjet. Autoritetet dhe zjarrfikësit e Los Angelos që shkuan në vendngjarje në aksidentin e frikshëm ajror në vitit 2020, shkrepën foto të cilat u shpërndanë më pas në të gjitha mediat botërore, duke i shkaktuar familjarëve të viktimave dëm të madh shpirëror dhe psikologjik.
Gjykata e Los Angelos i ka dhënë plotësisht të drejtë Vanessa Bryant dhe ditën e djeshme në përfundimin e gjyqit ajo u dëmshpërblye me 16 milion dollarë.
Bashkë-paditësit e Bryant, Chris Chester, gruaja dhe vajza e të cilit ishin gjithashtu në mesin e nëntë personave të vrarë në aksident, u shpërblye veçmas me 15 milionë dollarë.
Fotot u shpërndanë kryesisht midis punonjësve të sherifit të qarkut LA dhe departamenteve të zjarrfikësve, ndonjëherë në kontekstin e argëtimit, duke përfshirë nga disa punonjës që po luanin lojëra video dhe të tjerë që merrnin pjesë në një banket çmimesh.
Pamjet e përplasjes janë parë edhe nga disa nga bashkëshortët e punonjësit dhe në një rast nga një banakier në një lokal ku po pinte zëvendës sherifi.
“Unë jetoj çdo ditë me frikën e të qenit në mediat sociale dhe të shfaqen këto”, dëshmoi Vanessa Bryant. “Unë jetoj me frikën se vajzat e mia do të jenë në mediat sociale dhe ato shfaqen.”



















