Sot kantautori Flori Mumajesi mbush 40 vjeç, e ndonëse shumë prej fansave të tij mendojnë se artisti ka plot arsye sot për të kremtuar dekadën e katërt të jetës, vetë ai duket se nuk gjen asnjë arsye për të festuar, pasi arsyeja më madhore e jetës së Florit është larguar nga kjo botë.
Flori është shumë rrallë aktiv në rrjete sociale dhe një postim I orëve të vona në llogarinë e tij në instagram pak pasi kishte kaluar mesnata dhe data 23 gusht sapo ja ka behur, gëzoi jo pak ndjekësit e tij, ndonëse përmbajtja e postit nuk qe aspak e gëzueshme.
Në ditëlindjen e tij të 40-të, duket se Mumajesi e ka të vështitrë të gjejë një motiv për të festuar, madje këtë datë, datën 23 në kalendar ai e urren pasi do të qe data 23 shkurt 2021 kur nëna e tij do të ndalonte së frymuari.
“Nëpërmjet muzikës kam ndarë ndër vite copëza shpirti, prej kohësh nuk e bëj më, mbase prandaj e ndjeva kaq të nevojshme të ndaja edhe aq shpirt sa më ka mbetur me këtë foto dhe pikërisht sot. Sot u zgjova djersitur dhe sa bëra të çohem nga krevati më erdhi era loke, era mushe, era mam, era që më ka rritur, era jetë, era që vdisja ta nuhasja duke zhytur kokën në qafë, era me e mirë në botë. Më mungon është pak ta them, çdo ditë të kam para syve si luftove duke më shtrënguar dorën deri në frymën e fundit. Asnjë urim s’ma mbush dot shpirtin kur se kam një telefonatë nga ty, një mesazh. Më ike ditën që linde mushe, nuk e di a është më ditëlindja ime në datën 23”; ka shkruar Flori përbri një foto të shkrepur shumë vitë më parë, kur ai ende bebe rrinte në prehërin e së ëmës.
Urime Flori dhe të urojmë të festosh edhe 100 vera të tjera, dhe nëse mendon se s’ke arsye për të festuar ne mendojmë se ke plot, për aq kohë sa prek kaq shumë zemra me tingujt e tu ke shumë arsye për të festuar dhe me siguri njëjte mendon edhe ëngjëlli yt.



















