
Ben dhe Jennifer u panë jashtë spitalit, ku Ben u shfaq me një cigare ne dorë. Ai dukej mjaft i shqetësuar.
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u takuan për herë të parë në vitin 2001 në xhirimet e filmit të tyre “Gigli”, ndërsa Lopez ishte ende e martuar me burrin e saj të dytë, Cris Judd.
Pasi ajo dhe Judd u ndanë në vitin 2002, ajo filloi të takohej me Affleck dhe ata u fejuan menjëherë. Megjithatë, ata u ndanë në vitin 2004, duke thënë se ishte shumë e vështirë për të pasur një marrëdhënie në sytë e publikut.
Para se të rindizte romancën e saj me Affleck, Lopez ishte fejuar me Alex Rodriguez. Ata u ndanë në mars 2021.
Sigurisht, Lopez nuk vonoi të kthehej në krahët e dashurisë së saj të vjetër dhe më të fortë në fakt. Ndjenja e tyre i rezistoi kohës dhe çdo sfide, ndaj ata vendosën t’i thonë PO njëri-tjetrit duke u kurorëzuar me martesë.



















