Artistja së fundmi ndezi aludimet për romancë me Tyga pasi dyshja u pa duke vizituar të njëjtin restorant në Los Angeles.
Sipas TMZ, artistët u panë gjithashtu duke u larguarnë të njëjtën kohë nga restoranti, The Nice Guy. Ndërsa fansat filluan të dyshonin për një lidhje një burim i brendshëm zbuloi detaje rreth takimit të tyre.Sipas Just Jared, një burim i afërt me Selenën tha se ata shkuan në restorant me njerëz të ndryshëm, megjithëse grupet e tyre përfunduan së bashku brenda. Burimi sqaroi se këngëtarët nuk po takohen.Para daljes së saj të fundit në LA, Selena u pa javën e kaluar duke u shoqëruar me producentin Andrea Iervolino gjatë pushimeve të saj në Itali.Ajo u përfol dhe për një romancë me producentin pasi dukeshin mjaft të afërt në fotot e shkrepura nga paparacët.
Pra miq…apo më shumë? Pasi u panë së bashku në shumë raste, fansat pyesin: Cila është marrëveshja mes Selena Gomez dhe Andrea Iervolino? Burime pranë yllit të “Only Murders in The Building” zbulojnë se ajo është duke u takuar.
Një burim i tha Us Ëeekly më 17 gusht 2022, se Selena dhe producenti italian nuk po takohen vërtet, pavarësisht se janë parë bashkë. “Selena dhe Andrea janë thjesht miq. Ajo po takohet dhe po i mban të hapura mundësitë e saj me disa djem.” Megjithatë, të dy janë shumë të afërt dhe janë parë në ditëlindjen e Selenës. “Selena dhe Andrea kthehen shumë më parë dhe e kanë festuar ditëlindjen së bashku shumë herë më parë. Ata janë bërë të afërt me kalimin e viteve pasi kanë punuar së bashku në In Dubious Battle në 2016. Ata kalojnë një kohë të mrekullueshme së bashku, por nuk ka asgjë romantike që po ndodh mes tyre.” Të dy kanë qenë me pushime në bregdetin e Amalfit në Itali me miqtë. Gjatë udhëtimit, Andrea dhe Selena u panë në një jaht duke kaluar kohë së bashku. Duhet thënë që Selena na ka futur në një mesele, por jo shumë vonë do e marrim vesh nëse është në një lidhje dhe me cilin nga djemt…



















