Burime për Top Channel bëjnë me dije se koreografi i mirënjohur,Kledi Kadiu do të jetë pjesë e konkursit të kërcimit.
Kledi padyshim është një nga koreografët më të mirë shqiptarë, i cili a korrur sukses të jashtëzakonshëm edhe jashtë vendit.
Deri më tani asgjë nuk është konfirmuar përveç faktit se prezantuese do të jetë Bora Zemani.Lajmi u bë i ditur nga vetë moderatorja e cila përmes rrjetit të saj social,Instagram publikoi promon e spektaklit.
“Një rrugëtim i ri për mua në @topchannelalbania.A jeni gati të shihni personazhet tuaj të preferuar në arenën e kërcimit? Unë ftoj @sarahoxhaaa ne nje tango!!Shihemi së shpejti!!Muzikë të lutem”,ka shkruar Zemani në postim.



















