KreuArt

Ardit Çuni shpërthen ndaj TVSH: Duhet të më likuidojnë borxhet!

Këngëtari Ardit Çuni vitin e kaluar ishte pjesë përfaqësuesëve të Shqipërisë në Eurovizion si ‘back vocal’ në këngën e Ronela Hajatit. Ndërsa kanë kaluar më shumë se 3 muaj nga përfundimi i kompeticionit të rëndësishëm të këngës në Europë, duket se artisti Çuni ka hedhur akuza të forta ndaj RTSH (Radio Televizionit Shqiptar), që sipas tij nuk ka mbuluar plotësisht shpenzimet për ditët dhe javët e qëndrimit jashtë.
Teksa një ndër ndjekësit e tij në rrjetin social instagram e ka pyetur nëse do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës, ai është përgjigjur se RTSH duhet fillimisht t’i likuidojë borxhet që i ka nga Eurovision 2022.

“Ndoshta kur RTSH të më likiudojë borxhet që më kanë akoma nga Eurovision 2022…. Ose kur të vendosin ta përdorin buxhetin e shtetin të mbledhura nga taksat tona për artistin dhe performancën e tij/ saj dhe jo për të bërë qejfe personale apo për të plotësuar tekat apo çokat e drejtuesve. Ops, sorry not sorry që e thashë”, ka shkruar Arditi.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF