Tashmë është zyrtare që Ori Nebiaj dhe Isli Islami nuk do të jenë më pjesë e mëngjeseve në programin “Wake Up”. Ndonëse ende nuk është bërë me dije se ku do t’i shohim dy moderatorët, ajo çfarë zgjon po ashtu kureshtje është të dimë se cilët do të jenë zëvendësuesit e dyshes së famshme.
Pak ditë mnë parë në faqen zyrtare të Top Channel mësuam se do të jetë gazetari Blendi Salaj ai që do të marri timonin e programit të mëngjesit, ndërsa pyetja që lidni menjëherë pas atij posti qe se cila do të ishte emri tjetër që do ta shoqëronte Salajn gjatë moderimit të tre orëve transmetim.
Mëngjesim e sotëm, sërish në faqen zyrtare të Top Channel publiku u njoh edhe me bukuroshen që do të jetë çdo mëngjes në “Wake Up” dhe ajo është Enxhi Nasufi. Enxhi është konfirmuar mëngjesin e sotëm teksa zbulohet edhe data e nisjes së sezonit të ri. “Wake up” do të nisë në Top Channel nga 5 shtatori me një formulë të re dhe protagonistë të rinj.



















