KreuArt

Pas shpalljes kampione, Eliza Gega mbërrin në Shqipëri! Edi Rama i puth duart!

Pasi u shpall kampone Europe në 3000 metra me pengesa, Atletja kuqezi u ngjitet në majën e kontinentit dhe bëhet e para shqiptare që regjistron një arritje të tillë
Atletja kampione e Europës, Luiza Gega është pritur sot në një ceremoni zyrtare të organizuar në ambientet e Kryeministrisë.
Atletja mbërriti në kryeministri me një makinë “Cadillac” të kuq, e shoqëruar nga dhjetra qytetarë. Ndër shumë personalitete që kishin dalë për të pritur vajzën shtatvogël që bëri krenarë të gjithë shqiptarët, ishte edhe kryeministri Edi Rama i cili e uroi përzemërsisht Gegën duke i puthur duart. Pritja më pas ka vijuar në ambientet e brendshme të Kryeministrisë ku janë të pranishëm ministra dhe sportistë të njohur.
Sot gjatë ceremonisë pritet ti komunikohet kampiones edhe shuma e shpërblimit për titullin dhe punën e saj të palodhur.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF